Punëtori në Gjakovë nuk u ndje mirë në vendin e punës, vdiq rrugës për në emergjencë

Kronikë

Punëtori në Gjakovë nuk u ndje mirë në vendin e punës, vdiq rrugës për në emergjencë

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën të dielën në Gjakovë, pasi nuk ishte ndjerë mirë në vendin e punës dhe i njëjti kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në emergjencë.

Burime bëjnë të ditur se viktima është Bekim Kastrati, 71 vjeçar.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se Kastrati ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Qendrën Emergjente.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat