Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Skenderajt.
Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe se deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar.
Media ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare rreth këtij rasti.
Priten detaje tjera nga vendi i ngjarjes.