Dogana e Kosovës dhe Policia e vendit sot kan zbuluar mjete monetare të padeklaruara rreth njëzetmijë euro (20 mijë euro) në Vërmicë.
Sipas doganës, gjatë ekzaminimit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur mjete monetare të padeklaruara në shumë totale prej shtatëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë euro (17,950.00 euro), të ndara në këto prerje: Shtatëdhjetë e katër kartëmonedha nga njëqind euro (74 kartëmonedha nga 100 euro – 7,400.00 euro), si dhe dyqind e njëmbëdhjetë kartëmonedha nga pesëdhjetë euro (211 kartëmonedha nga 50 euro – 10,550.00 euro).
“Sot, në Pikën Kufitare të Vermicës, gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare, është selektuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti me targa kosovare. Në mungesë të deklarimit paraprak dhe dokumentacionit mbi prejardhjen e mjeteve, Dogana ka bëre sekuestrimin e mjeteve derisa në përputhje me nenin 33.5 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), pales automatiksiht i është bërë konfiskimi i shumës prej 4,487.50 euro – që përfaqëson 25% të shumës totale të padeklaruar derisa edhe pjese tjetër mbahet deri ne perfundimin e procedurave hetimore”, thuhet n njoftim.
Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të deklarojnë saktësisht mjetet monetare mbi njëmijë euro (10000 mijë euro) të cilat i mbajnë me vete gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor i Republikës së Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të paligjshme financiare dhe për të shmangur ndëshkime të panevojshme.