Një i lënduar nga aksidenti mes tri automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Një i lënduar nga aksidenti mes tri automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Një aksident mes tri automjeteve ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Suharekë-Duhël.

Si pasojë një person ka pësuar lëndime, ku dhe i është ofruar trajtimi mjekësor.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 14:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, në aksident janë përfshirë tri automjete, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat