Goditi motoçikletën dhe lëndoi ngasësin, arrestohet një person në Lipjan

Kronikë e zezë

Goditi motoçikletën dhe lëndoi ngasësin, arrestohet një person në Lipjan

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një person është arrestuar për shkaktim të një aksidenti në Lipjan, ku mbeti i lënduar ngasësi i një motoçiklete.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

Si pasojë lëndime ka pësuar viktima, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat