Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut

Kronikë e zezë

Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se ka sulmuar një tjetër me thikë, për arsye ende të paqarta.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Policia ka konfiskuar thikën e dyshuar dhe ka ndaluar të dyshuarin me vendim të prokurorit.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se për shkaqe ende të panjohura e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedure hetimore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat