Goditet nga një veturë derisa po ecte – policia nis hetimet për “tentim vrasje” në Prishtinë

Kronikë

Goditet nga një veturë derisa po ecte – policia nis hetimet për “tentim vrasje” në Prishtinë

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raportimeve të policisë, viktima mashkull kosovar, ka deklaruar se është goditur nga një veturë teksa po ecte në këmbë rreth orës 19:40.

Si pasojë e goditjes, ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar nisjen e hetimeve për veprën penale “tentim vrasje”.

Hetimet po zhvillohen nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat