Një person arrestohet pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë të cilën e kishte pasur në brez dhe një sprej në Vushtrri.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se arma dhe sprej janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale.
“Policia në Vushtrri mbi dyshimin për posedim ilegal te armës kanë identifikuar të dyshuarin M/K/Sh, ku gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur një armë e llojit pistoletë të cilën e kishte pasur ne brez dhe një sprej . Arma dhe sprej janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale; ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ “, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të njëjtit i caktuar masa e ndalimit policor prej për 48 orësh.