Suharekë: Një person dyshohet se u sulmua me çekan, në hyrje të Gjykatës

Kronikë

Suharekë: Një person dyshohet se u sulmua me çekan, në hyrje të Gjykatës

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 12:41
Suharekë

Një sulm fizik dyshohet të ketë ndodhur sot, në objektin e Gjykatës së Suharekës.

Sipas mediumit lokal “Suhareka Online”, një person është sulmuar fizikisht me një çekan.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi, teksa në pamjet e publikuara nga po i njëjti medium shihet hyrja e gjykatës e shndërruar në një skenë krimi.

Media ka kontaktuar policinë dhe do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat