Fushë-Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve

Kronikë e zezë

Fushë-Kosovë: Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”.

Atij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata, marrëveshje.

” Me 18.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat