Arrestohet në Vushtrri personi që ishte në kërkim të gjykatës

Kronikë

Arrestohet në Vushtrri personi që ishte në kërkim të gjykatës

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Policia sot e ka arrestuar një person në Vushtrri, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë aktive të gjykatës.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Arrestimi i të  kërkuarit  është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive.

Ai ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej shtatë muajsh për veprën penale ‘vjedhje’”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat