Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh

Kronikë e zezë

Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Kjo pasi sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 19 qershor rreth orës 21:39.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat