Aksident trafiku në Prishtinë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Prishtinë, dy të lënduar

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Dy personave u është ofruar trajtim mjekësor pas një aksidenti mes një automjeti dhe dy motoçikletave në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 20:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhë një  aksident ku janë përfshirë një  automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat