Aksident i rëndë mes një automjeti dhe motoçikletës në Lipjan, humb jetën një person

Kronikë

Aksident i rëndë mes një automjeti dhe motoçikletës në Lipjan, humb jetën një person

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 20:58
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës ka humbur jetën.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës mashkull, E.B, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ekipet e policisë dhe mjekësisë emergjente kanë arritur në vendngjarje për të siguruar informacionet dhe trajtuar situatën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat