Kapet në Prishtinë i dyshuari që prodhonte para të falsifikuara, iu bastis edhe banesa

Kronikë

Kapet në Prishtinë i dyshuari që prodhonte para të falsifikuara, iu bastis edhe banesa

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një pune operative kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se prodhon para të falsifikuara.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit është bërë bastisja në banesën e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestrua:

- 135 fletë formati A4 ku ishin të fotokopjuara kartëmonedha të ndryshme, një xham me holograme të prera, një skallper dhe vizore, katër ngjitës, shirit izolues, një printer, pako cigare, një telefon foli me ngjyra si dhe para të gatshme në vlerë totale rreth 4.796.40 €.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat