Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, tre të lënduar

Kronikë

Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, tre të lënduar

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në segmentin rrugor në  fshatin  Broboniq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, deklaroi Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat