​Zjarrfikësit në luftë për shuarjen e zjarrit në Emshir

Kronikë

​Zjarrfikësit në luftë për shuarjen e zjarrit në Emshir

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 21:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e zjarrit i cili ka shpërthyer sonte rreth orës njëzet në njërin nga katet e epërme të një ndërtese në lagjen “Emshir” të kryeqytetit – Prishtinë.

Pamjet e siguruara nga KosovaPress tregojnë momentet kur zjarrfikësit vihen në aksion për shuarjen e zjarrit.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen ende dhe nuk raportohet për persona të lënduar. 

Detaje tjera nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat