Incident në Prizren: Përfshihet nga zjarri një fushë me grurë në Caparcë – Ndërhyjnë zjarrfikësit dhe hetuesia

Kronikë

Incident në Prizren: Përfshihet nga zjarri një fushë me grurë në Caparcë – Ndërhyjnë zjarrfikësit dhe hetuesia

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 22:15
Foto ilustrim

Një incident zjarri është raportuar pasditen e sotme në fshatin Caparcë të Prizrenit, ku një sipërfaqe fushe e mbjellë me grurë është përfshirë nga flakët.

Burimet e sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 26 qershor 2025 rreth orës 17:30, kur është pranuar informata për zjarr në një hapësirë të punuar bujqësore. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia patrulluese e Policisë, e cila ka kontaktuar me dëshmitarin e parë i cili ka raportuar për rastin.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, nuk ka pasur rrezik për shtëpi apo dëme në ndërtesa, pasi zjarri ka përfshirë vetëm livadhet dhe fushat e mbjella me grurë.

Në vendin e incidentit kanë ndërhyrë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin. Ndërkohë, njësia e hetimeve dhe forenzika kanë dalë për të analizuar shkaktarin dhe për të dokumentuar rastin.

I dyshuari për zjarrvënie aktualisht është i panjohur, ndërsa dëmet materiale pritet të vlerësohen në vijim.

Rasti është nën hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat