Policia deklarohet për aksidentin në Kopiliq të Skenderajt

Kronikë

Policia deklarohet për aksidentin në Kopiliq të Skenderajt

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq të Skenderajt la të lënduar nëntë persona.

Rastin  e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në  fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura,  përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit policor.

Klankosova.tv ka mësuar se nga aksidenti është lënduar edhe një fëmijë, i cili është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor, por që ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat