Aksident mes tri veturash në Prishtinë, katër të lënduar

Kronikë

Aksident mes tri veturash në Prishtinë, katër të lënduar

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturash në Prishtinë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Mon Balaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor”, ka konfirmuar ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat