Një aksident mes dy veturave ka ndodhur pasditen e së hënës në magjistralen Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Radivojc.
Sipas fotografive të dërguara në redaksi, një veturë shihet e rrokullisur.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Kurse media ka kontaktuar me organet kompetente dhe është ende në pritje të një përgjigje.