Arrestohet shtetasi i Azerbajxhanit në Merdar, i ofroi 20 euro ryshfet policit

Kronikë

Arrestohet shtetasi i Azerbajxhanit në Merdar, i ofroi 20 euro ryshfet policit

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një shtetasi të huaj në pikën kufitare më Merdar.

Sipas njoftimit shtetasi i Azerbajxhanit është arrestuar nga Policia Kufitare, pasi i ka ofruar 20 euro ryshfet një zyrtari policor për të mundësuar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat