Në fshatin Carallukë të Malishevës është arrestuar një i mitur, pasi që në rrjete sociale kishte postuar foto me pistoletë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.
Pistoleta me gaz është sekuestruar.
Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.