Vjedhje e rëndë në Shtime, Policia jep detaje

Kronikë

Vjedhje e rëndë në Shtime, Policia jep detaje

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe ka vjedhur një pushkë gjuetie dhe një DVR të kamerave të sigurisë.

“VJEDHJE E RËNDË- Shtime / 06-07.07.2025 – 20:30-00:10.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe një DVR të kamerave të sigurisë.

Rasti po hetohet nga ekipet policore.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat