Aksident mes dy automjeteve në Podujevë, lëndohet një person

Kronikë

Aksident mes dy automjeteve në Podujevë, lëndohet një person

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Një aksident mes dy automjeteve në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë la të lënduar një person.

Detaje shtesë dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 10:20, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime.  

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm  mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Borovcit.

Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat