Aksident tragjik në Nabërgjan të Pejës/ Një i vdekur dhe katër të lënduar

Kronikë

Aksident tragjik në Nabërgjan të Pejës/ Një i vdekur dhe katër të lënduar

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa katër persona të tjerë janë lënduar”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë, përfshirë hetuesit e trafikut, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat