Një person gjendet i vdekur në një rrugë të Prizrenit, policia nis hetimet

Kronikë

Një person gjendet i vdekur në një rrugë të Prizrenit, policia nis hetimet

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 09:43
Policia

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shefqet Kaçaniku”  në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes.

 “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet më tej në raport

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat