Prokuroria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një bastisje në këtë qytet.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi i ka thënë KosovaPress-it, se në këtë bastisje është kapur rreth një kilogram drogë dhe dy armë.
“Gjithashtu janë siguruar prova tjera materiale të cilat do të shërbejnë në këtë procedurë penale.
Personi i dyshuar për momentin gjendet në arrati por policia është duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij”, tha ai.