Arrestohet një grua në Aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet për një vjedhje para katër muajsh

Kronikë

Arrestohet një grua në Aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet për një vjedhje para katër muajsh

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 mars 2025, ndërsa e dyshuara e ka pranuar veprën.

“Aeroporti Adem Jashari / 21.03.2025 – 16:00. Më 13.07.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për arsye se e njëjta dyshohet se kishte kryer vjedhje më 21.03.2025 në pronën e ankuesit kosovar.

E dyshuara gjatë intervistimit e ka pranuar veprën dhe e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat