Policia jep detaje për vdekjen e të dyshuarit që kishte rënë nga lartësia pasi tentoi t’i shmangej arrestimit

Kronikë

Policia jep detaje për vdekjen e të dyshuarit që kishte rënë nga lartësia pasi tentoi t’i shmangej arrestimit

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

 I dyshuari që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi kishte rënë nga një lartësi në tentim për t’i ikur policisë gjatë arrestimit, ka vdekur.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Tani i ndjeri dyshohej për vrasje të rëndë që kishte ndodhur më 26 mars 2024 në Prishtinë.

“Prishtinë / 26.03.2024 – 21:20. Lidhur me rastin, raportohet se ka ndërruar jetë personi mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat