Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë, ku një veturë ka përplasur një këmbësor.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve.
Kalimtarë të rastit i dolën në ndihmë viktimës duke tentuar ta këndellin.
Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen shëndetësore të tij.