Shkëmbim zjarri mes një polici dhe një qytetari – të dy të plagosur në Doganaj të Ferizajt

Kronikë

Shkëmbim zjarri mes një polici dhe një qytetari – të dy të plagosur në Doganaj të Ferizajt

Më: 21 korrik 2025 Në ora: 06:17
Foto ilustrim

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku janë plagosur një zyrtar policor dhe një qytetar.

Ekskluzivisht burime të Dukagjinit bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy personave, njëri prej të cilëve është zyrtar i Policisë së Kosovës.

Burimet e medias bëjnë të ditur se polici i plagosur është A.S. ndërsa qytetari L.V.

Gjatë konfrontimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave të dy kanë mbetur të plagosur ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur, por burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur se të dy janë transportuar për në Prishtinë, ku tashmë janë duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK-së.

Sipas burimeve, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për motivin dhe dinamikën e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat