Policia arreston të rinjtë e dyshuar për shitje të narkotikëve në kryeqytet

Kronikë

Policia arreston të rinjtë e dyshuar për shitje të narkotikëve në kryeqytet

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 20:47
Ilustrim

Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor “Qendra” ndan detyrat për patrullat që do të marrin pjesë në planin e koduar “Rrjeta”, me qëllim luftimin e dukurive negative në qytet.

Plani “Rrjeta” do të zbatohet në Parkun e Qytetit, ku Policia ka informacione se një grup të rinjsh janë të përfshirë në shitje dhe konsum të lëndëve narkotike.

Pas marrjes së detyrave, njësitet policore nisin zbatimin e planit, me fokus të veçantë në Parkun e Qytetit.

Plani rezulton i suksesshëm. Policia arreston disa persona të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e drogës, kryesisht të llojit marihuanë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni “Qendra”, ka hartuar një plan afatgjatë për të luftuar dukuritë negative në kryeqytet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat