Garonin me vetura nëpër Prizren, dy shoferë dënohen me nga 1 mijë euro

Kronikë

Garonin me vetura nëpër Prizren, dy shoferë dënohen me nga 1 mijë euro

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se dy persona janë gjobitur, pasi të njëjtit kanë bërë gara me vetura nëpër Prizren.

Në njoftimi e policisë bëhet e ditur se fillimisht secilit i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh dhe masë ndaluese për drejtimin e automjetit për 12 muaj.

Ndërkaq, pas pranimit të kundërvajtjes nga personat e përfshirë, masa e ndalimit të patentë shoferit është konvertuar në gjobë shtesë prej 500 eurosh për secilin.

Kjo duke e çuar shumën totale të gjobës në 1 mijë euro për secilin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat