Tejkaloi shpejtësinë, 500 euro dënim dhe ndalim mjeti për 19-vjeçarin në Ferizaj

Kronikë

Tejkaloi shpejtësinë, 500 euro dënim dhe ndalim mjeti për 19-vjeçarin në Ferizaj

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të skajshëm të shpejtësisë.

Sot në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme, është ndaluar shoferi 19-vjeçar.

Sipas policisë, ai po drejtonte automjetin me shpejtësi 150 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, ndaj tij janë marrë masat, gjobë në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj si dhe përjashtim nga trafiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat