Një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka kërcyer sot në liqenin e Ujmanit. Autoritetet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe janë vënë në kërkim të gjetjes së tij.
Lajmi u konfirmua për KosovaPress nga shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, sipas të cilit policia është informuar lidhur me rastin pas orës 14:00.
“Një person ka kërcyer në liqen dhe nuk ka dalë më.
Njësitë relevante janë në terren dhe janë duke kërkuar për gjetjen e tij. Deri më tash nuk ka ende rezultate”, ka thënë Fejza.