Një 27-vjeçar është plagosur të hënën në Stanoc të Vushtrrisë. Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Sipas Policisë, reth orës 18:00, të hënën, është pranuar informata se në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit.
“Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ,,Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë.