Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë

Kronikë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 20:41
Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

“Rreth orës 16:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Fahri Fazliu, në Prishtinë. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident janë lënduar tre persona, të cilëve ju është ofruar ndihmë mjekësore”, tha ai.

Pllana ka bërë të ditur se njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat