Të shtëna në aheng në Batllavë, ndalohet për 48 orë një person për armëmbajtje pa leje

Kronikë

Të shtëna në aheng në Batllavë, ndalohet për 48 orë një person për armëmbajtje pa leje

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Media mëson se një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një aheng familjar në fshatin Batllavë të Podujevës.

Burime të sigurta nga Prokuroria bëjnë me dije se rreth orës 21:30 janë dëgjuar të shtëna me armë në këtë fshat, çka ka alarmuar njësitë policore, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë në koordinim me Prokurorin Kujdestar.

I dyshuari Shkëlqim Kunushefci, 30-vjeçar është identifikuar si personi që kishte shtënë me armë, e cila u dorëzua vullnetarisht nga ai bashkë me një karikator pa fishek.

Kunushefci është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit Kujdestar ndaj tij janë iniciuar dy vepra penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorim i armës”   

I njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërkohë rasti është nën hetim nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat