Gjendet pa shenja jete në Jezerc të Ferizajit një 63-vjeçar

Kronikë

Gjendet pa shenja jete në Jezerc të Ferizajit një 63-vjeçar

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 19:18
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme rreth orës 12:30, Policia është njoftuar se në një vilë private në fshatin Jezerc ndodhej një person pa shenja jete, i moshës 63-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës.

Sipas Policisë Viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij.Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj.

Lidhur me këtë Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj dhe për çdo informacion shtesë do të jeni të njoftuar me raport të radhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat