Aksident trafiku në Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

Kronikë

Aksident trafiku në Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

Më: 1 gusht 2025 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në pasditen e sotme në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se ekipet e mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, ka humbur jetën. Ekipet e mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes kanë konstatuar, se viktima, mashkull, është pa shenja jete. Njësia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Pllana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat