Kërkohet bashkëpunim i qytetarëve, policia publikon fotografinë e dy personave për vjedhje në Gjilan

Kronikë

Kërkohet bashkëpunim i qytetarëve, policia publikon fotografinë e dy personave për vjedhje në Gjilan

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në vazhdimësi policia ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat