Arrestohet një person në Klinë, iu gjet arma në veturë

Kronikë

Arrestohet një person në Klinë, iu gjet arma në veturë

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Policia në Klinë, në orët e para të së martës, ka arrestuar një person tek i cili është gjetur një armë gjatë kontrollit që i është bërë në veturë.

Veç armës, me vete ai kishte edhe një karikator si dhe gjashtë fishekë.

“Sot me datë 05.08.2025 rreth orës 02:15, deri sa patrulla Policore ishte në një pikë kontrolli, në sheshin ‘Ndue Përlleshi’ në Klinë, ka ndaluar veturën për kundërvajtje, gjatë kontrollit rutinë tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë Zoraki  917-T, një karikator i së njëjtës armë dhe gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm”, ka thënë PK-ja në njoftim.

Ndërkaq, i arrestuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat