Një incident ka shpërthyer sonte ndërmjet disa personave në rrugën “Ali Vitia’ në kryeqytet.
Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka konfirmuar për KosovaPress se katër persona janë shoqëruar në polici.
“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mos marrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhrave të policisë, janë shoqëruar në stacionin policor katër persona”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht Policia e Kosovës po trajton rrethanat e incidentit.