Drenas: Arrestohet 38-vjeçari i dënuar me tri vite burgim për ndihmë në grabitje

Kronikë

Drenas: Arrestohet 38-vjeçari i dënuar me tri vite burgim për ndihmë në grabitje

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Policia në Drenas, me mbështetjen e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate.

I arrestuari,  me inicialet M.M., 38 vjeç, ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të grabitjes”, thuhet në komunikatën të lëshuar për media.

Ai është kapur gjatë një operacioni të befasishëm dhe është dërguar menjëherë për të vuajtur dënimin.

Policia e rajonit të Prishtinës thotë se do të vazhdojë veprimet për kapjen e personave të kërkuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat