Arrestohet i dyshuari për fajde në Prizren

Kronikë

Arrestohet i dyshuari për fajde në Prizren

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprimtarinë kriminale "fajde".

Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kanë realizuar operacionin ku kanë kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, transmeton KosovaPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

"Prizren 2024 – NN. Më 06.08.2025 njësitë e hetuesisë në bashkëpunim me prokurorinë kanë realizuar një operacion ku kanë arrestuar në flagrancë një mashkull kosovar duke pranuar para nga viktima mashkull kosovar, në emër të kamatës për fajde. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat