Aksident në Gllarevë, lëndohen 5 persona

Kronikë

Aksident në Gllarevë, lëndohen 5 persona

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 19:05
Ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut sot në Gllarevë të Klinës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:000 ne Gllarevë ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave, ku lëndime kanë marrë pesë persona. Njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit në Pejë dhe më pas është liruar pas trajtimit.

Personat e tjerë kanë marrë ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi.

Hetuesit e policisë janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat