Një i vdekur dhe 10 të lënduar nga aksidenti në Komoran, dy në gjendje të rëndë
Një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidenti në Komoran ku u përfshinë gjashtë vetura.
Burime brenda Emergjencës në QKUK kanë bërë të ditur për klanin se dy nga 10 të lënduarit janë në gjendje të rëndë.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se nga të lënduarit rëndë, njëri e ka gjendje jo stabile, kurse tjetri pavarësisht lëndimeve të rënda, gjendja e tij është stabile.
Policia ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për rastin.
6 vetura aksidentohen në Komoran, policia jep detaje
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20 te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë.
Rastin për media e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë, Daut Hoxha, ku njoftoi se 6 vetura janë përfshirë në aksident ndërsa ka bërë të ditur se ka edhe të lënduar.
“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilat kanë reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës.
Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë.”, ka thënë Hoxha.