Ky është 41-vjeçari që u vra sonte në Hajvali

Kronikë

Ky është 41-vjeçari që u vra sonte në Hajvali

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Media mëson se personi që u vra sonte në fshatin Hajvali të Prishtinës është 41-vjeçari Muhamet Matoshi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku sipas informacioneve të para, viktima është qëlluar me armë zjarri dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit po vazhdojnë.

Në lidhje me motivin e vrasjes ende nuk ka informacione zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat