Aksident në rrugën Komoran – Carralevë, humb jetën një person

Kronikë

Aksident në rrugën Komoran – Carralevë, humb jetën një person

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën nga aksidenti që ndodhi në rrugën Komoran – Carralevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një  automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat